Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka mirëpritur lajmin për njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Me anë të një postimi në Twitter, Veseli ka thënë se njohja e Kosovës nga shteti izraelit është e mirëpritur dhe e shumëpritur.
Duke konsideruar se ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, Veseli ka falënderuar amerikanët për mbështetjen e tyre dhënë Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Lajmërimi për njohjen e Kosovës nga Izraeli është i mrekullueshëm, shumë i mirëpritur dhe një moment i rëndësishëm për shtetin tonë. Faleminderit presidentit Trump dhe SHBA-ve për mbështetjen e tyre konstante”, ka shkruar ai.