Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se është e paqartë ajo që do të flitet në takimin e Uashingtonit më 4 shtator, por që kjo nuk është shkak për brengosje pasi që ato po i udhëheq SHBA-ja.
“SHBA-ja është partneri ynë kryesor. Është shumë e rëndësishme që partneri ynë kryesor po udhëheq bisedimet”, tha ai.
“Dihet që në këto bisedime do të flitet për ekonominë. Kjo është një temë shumë e rëndësishme. Por të shohim se ku do të na dërgojnë këto”, shtoi ai.
Takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë do të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.