Basel është treguar i suksesshëm në bisedime me KRC Genk, duke arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Edon Zhegrovës.
Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, ishte në huazim, ku u tregua mjaft i suksesshëm me klubin, por që pandemia COVID-19, bëri që transferimi i tij të mos realizohet menjëherë.
Tani sipas ueb faqes së njohur zvicerane “4-4-2.ch”, marrëveshja është arritur dhe Zhegrova është gati të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me Baselin me një mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. /InLajmi/