Graçanica, Hajvalia, Matiqani (konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë sot do të mbetën pa ujë.
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se mungesa e ujit në këto vende duke filluar nga ora 08:00 e deri në ora 20:00 vie si shkak i punimeve që do të bëhen në gypin e ujit që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Komunikata e plotë:
Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 29 gusht 2020 e shtunë, KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga çeliku fi 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit , andaj janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë në bashkëpunim me operatorin ekonomik.
Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë.
Për shkak që, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike. /InLajmi/