Kandidati për deputet i ”Listës Shqiptare”, Artan Çobi, ka thënë se platforma e koalicionit që përfaqëson, është i duhuri për shqiptarët në Mal të Zi.
Kjo pasi sipas Çobit, kjo listë, ka pranuar mbështetje të vazhdueshme edhe nga Shqipëria, Kosova e diaspora, njofton Klan Kosova.
”Ne jemi ajo listë që kemi pasur mbështetjen e vazhdueshme nga Shqipëria edhe nga Kosova, edhe nga diaspora”.
”Lista Shqiptare”, tenton të marrë mandatin e dytë – që të kemi dy deputetë. Sikur të ishim të gjithë së bashku ndoshta kishim pas mundësi të luftonim për mandatin e tretë”.
”Platforma jonë është paraqitur dhe prezantuar tek qytetarët tanë shqiptarë. Kjo platformë është Kushtetutë, sepse për shqiptarët asgjë nuk është bërë”.
Çka do të bënit ju për shqiptarët, po të fitonit dy mandatet në zgjedhjet e së dielës?
”Shqiptarët në Mal të Zi ju mungon shumë duke filluar nga Ulqini deri në Dacaj, zona më e bukur që ka falë zoti – ajo nuk merr asnjë investim minimal nga pushteti qendror”