Bergamo duket se ka qetësuar gjendjen me COVID-19.
Bergamo ka marrë një lajm të mrekullueshëm sot kur qyteti dhe provinca më e prekur nga COVID-19 nuk ka shënuar raste të reja pozitive, raportojnë mediat italiane.
Nuk ndodhte nga fundi i shkurtit kur pandemia kishte filluar të godiste Bergamon që në fund u bë një prej provincave më të prekura nga virusi.
Tashmë disa javë rastet ishin në rënie, më së tepërmi në dhjetëra. Por, nuk ishte regjistruar asnjëherë numri zero, transmeton lajmi.net.
Numri më i madh i rasteve ishte më 23 mars me 715 raste të reja dhe 251 viktima.






















