Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Sepciale me seli në Hagë.
Geci me anë të një postimi në llogarinë e tij, ka shkruar se është njoftuar me anë të një thirrje telefonike nga një hetues i kësaj gjykate, përcjellë Klan Kosova.
Tutje, ai ka bërë të ditur se ka kërkuar të drejtën e tij ligjore që ftesa t’i bëhet me shkrim.
Ish-luftëtari i UÇK-së, shpreson të jetë i ftuar si dëshmitar dhe jo si i dyshuar.