Presidenti Hashim Thaçi sapo ka bërë të ditur se i ka dekretuar tri ligje të rëndësishme për vendin, përshire edhe Ligjin për Luftimin e Pandemisë COVID-19.
“Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, sot dekretimin e këtyre ligjeve e ka bërë që të ndihmojë në tejkalimin e situatës me pandemic dhe rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës.
Me dekretimin e ligjit për Pandeminë hyjnë në fuqi edhe masat ndërshkimore për ata që nuk i zbatojnë vendimet e institucioneve /InLajmi/