Se shpejtësia e madhe e veturës mund të marrë jetë dhe rrallë herë sjell edhe fat si në rastin e sotëm ku në një aksident trafiku të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e këtij aksidentit, ka edhe persona të lënduar por jo edhe të vdekur, shkruan InLajmi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur aksidenti, dha përmes rrjetit social ka njoftuar se fatmirësisht familjen 5 anëtarëshe i nxorrën të gjallë nga vetura;
Postimi i plotë i tij:
Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren. Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes!? /InLajmi/