• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 2 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kryepeshkopi Janjiq: Jemi pro ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, bazuar në ligjet e Kosovës

V E nga V E
16 August 2020
në KRYESORE
0 0
0
Kryepeshkopi Janjiq: Jemi pro ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, bazuar në ligjet e Kosovës
0
SHPERNDARJE
52
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryepeshkopi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, po thotë se është pro ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, bazuar në ligjet e Kosovës.

Janjiq ka thënë se Ligji për Zonën e Mbrojtur Speciale është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe ky ligj qartë saktëson se cilat aktivitete brenda zonës janë të lejuara dhe cilat nuk janë.

“Nuk e kam as qëllimin më të vogël t’u përgjigjem “fjalëve të rrugës” dhe vetëm do të kisha vënë re që disa njerëz qartazi nuk i lexojnë ligjet e veta. Ligji për Zonën e Mbrojtur Speciale është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe ky ligj qartë saktëson se cilat aktivitete brenda zonës janë të lejuara dhe cilat nuk janë. (Aty saktësohet) çfarë është e ndaluar pa ndonjë mundësi diskutimi dhe çfarë mund të diskutohet. Rrugët transite (sidomos rrugët ndërkombëtare) që kalojnë nëpër zona rurale, me fjalë të tjera, zona të pabanuara (dhe zona e Deçanit është për më tepër pjesë e Parkut Kombëtar) janë të ndaluara”, ka shkruar Janjiq në Facebook.

Ai shton se edhe nëse Manastiri do ta përkrahte ndërtimin e një rruge transiti nëpër Zonën e Mbrojtur Speciale, ky do të ishte një veprim ilegal sipas legjislacionit të Kosovës.

“Mbi të gjitha, ne kurrë nuk kemi qenë kundër rrugës Deçan – Plavë (Mal i Zi). Problem gjithmonë ka qenë ndërtimi i një rruge të tillë nëpër Zonën e Mbrojtur Speciale, që është veprim i ndaluar sipas ligjit dhe analizave ligjore të misioneve të BE-së dhe OSBE-së në Kosovë. Thjesht, kjo çështje nuk mund të diskutohet, nëse ne pajtohemi që ta respektojmë sundimin e ligjit”, ka shkruar Janjiq, transmeton Express.

“Vendimi i qartë për këtë është arritur në Këshillin për Monitorim të Zbatimit për zonat në Prishtinë dhe Komuna dështoi për ta zbatuar atë. Këshilli si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë e sugjeruan ndërtimin e një rruge anësore, përreth Zonës së Mbrojtur Speciale, si zgjidhje e vetme për këtë problem. Ndërtimi i rrugës anësore filloi në vitin 2014 dhe u inaugurua nga Kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi. Më vonë, ky ndërtim u pezullua për arsye të panjohura”, ka shkruar ai.

Janjiq thotë se analiza ligjore e Misionit të BE-së për rrugën në Zonën e Mbrojtur Speciale të Deçanit, në vitin 2018 ka arritur në tri përfundime.

“1. Ligji për Zonën e Mbrojtur Speciale ofron mbrojtje speciale për, ndër të tjera, Zonën e Mbrojtur Speciale për Manastirin e Deçanit. Të gjitha aktivitetet brenda zonës duhet të jenë të planifikuara që të mos i shkaktohet ndonjë dëm mjedisit historik, kulturor dhe estetik të Zonës së Mbrojtur Speciale dhe mjedisit natyror”

“2. Punimet e tanishme të ndërtimit dhe rezultati i synuar i rritjes së 40-fishtë të trafikut dhe zhurmës do të ketë një efekt të pashmangshëm dhe të përhershëm ndaj ruajtjes së Zonës së Mbrojtur Speciale, mjedisit të saj estetik dhe mjedisit natyror. Ky veprim do ta dëmtojë tutje mënyrën e jetesës së klerit në manastir. Kjo shkel nenet 1 dhe 3 të Ligjit për Zonën e Mbrojtur Speciale”

“3. Punimet e planifikuara të ndërtimit mund të kategorizohen si aktivitet i ndaluar sipas Ligjit për Zonën e Mbrojtur Speciale, për shkak se, si pikë e parë, ato formojnë aktivitet të ri në rrugë, që si rezultat përfundimtar do ta ndryshojnë karakterin rural të rrugës në funksion të një rruge ndërshtetërore (duke përfshirë një shkallë të lartë të transportit transit të mallrave dhe njerëzve për shkak të rritjes së 40-fishtë të trafikut dhe mungesës së ndonjë rruge tjetër) dhe si pikë e dytë, përgjegjësia kryesore për fillimin dhe zhvillimin e punimeve bie mbi autoritetin qendror, që është Ministria e Infrastrukturës. Kjo shkel Nenin 5 të Ligjit për Zonën e Mbrojtur Speciale”, ka transmetuar Janjiq.

Me kërkesë të Kryeministrit Avdullah Hoti, ambasadave të huaja në Kosovë dhe KFOR-it, janë pezulluar përkohësisht punimet në rrugën Deçan-Plavë.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë për T7 se një kërkesë të tillë për pezullim pune, Ramosaj thotë ta ketë pritur për shkak të takimit të 2 shtatorit në Washinton.

“Kjo ka qenë e pritshme nga ana ime për shkak se sa herë që shteti ynë është përballë me ndonjë mbledhje të rëndësishme, zëri i Manastirit dhe i akterëve të Manastiruit ka qenë po i njëjti. Ka qenë komplet e kalkulume sidomos pasi e kanë marrë vesh se më datën 2 shtator do të jetë dialogu në Shtëpinë e Bardhë ku Kosova do të jetë prezentë”, ka deklaruar Ramosaj.

Kërkesat e tilla për pezullim janë të papranueshme për të parin e komunës së Deçanit. Ai thotë se zhvillimi ekonomik vetëm ndikon pozitivisht edhe në trashëgiminë kulturore

 

Tags: Manastiri i DeçanitRruga Deçan- PlavëSava Janjiq
Postimi i mëparshëm

Zemaj viziton IKSHPK-në, ngritë lartë punën e mantelbardhëve

Postimi tjetër

Mali i Zi vazhdon ta kërkoj testin negativ të koronavirusit për kosovarët

Të ngjajshme Postime

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë
KRYESORE

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë
KRYESORE

Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë

2 January 2026
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë
KRYESORE

Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë

2 January 2026
LDK-ja me homazhe për Nexhat Dacin
KRYESORE

LDK-ja me homazhe për Nexhat Dacin

2 January 2026
Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit
KRYESORE

Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit

2 January 2026
Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia
KRYESORE

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

1 January 2026
Postimi tjetër
Mali i Zi pret turistët, çmimet do të jenë më të lira se një vit më parë!

Mali i Zi vazhdon ta kërkoj testin negativ të koronavirusit për kosovarët

Lajmet e fundit

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
Shqiperi / Reshjet e borës rikthehen në veri dhe juglindje të vendit, qarkullimi i automjeteve vijon normalisht

Shqiperi / Reshjet e borës rikthehen në veri dhe juglindje të vendit, qarkullimi i automjeteve vijon normalisht

2 January 2026
Si lokali u kthye në kurth vdekjeje në Zvicër/ Fishekzjarrë brenda, temperatura qindra gradë

Si lokali u kthye në kurth vdekjeje në Zvicër/ Fishekzjarrë brenda, temperatura qindra gradë

2 January 2026
Majlinda Kelmendi refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe

Majlinda Kelmendi refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe

2 January 2026
Sasa e bindur që do largohet nga shtëpia: Jam krenare për mesazhet që kam përçuar

Sasa e bindur që do largohet nga shtëpia: Jam krenare për mesazhet që kam përçuar

2 January 2026
Del video që shfaq një person teksa përpiqet të shuajë flakët në momentet e para të zjarrit në Zvicër

Del video që shfaq një person teksa përpiqet të shuajë flakët në momentet e para të zjarrit në Zvicër

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu