Shtigjet për biçikleta nëpër Prishtinë do të jenë të veçanta.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes facebook-ut se ka filluar ngjyrosja shtigjeve për biciklist si dhe ndarja fizike e tyre, përcjell InLajmi.
“Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera. Do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete”, është shprehur Ahmeti.
Postimi i plotë i tij:
Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera. Do të ketë bariera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete.##Prishtina/InLajmi/