Për sot ju sjellim recetën pite me patate:
Përbersit:
4-5 patate
2 qepë
kripë dhe piper i zi
piper i kuq i bluar Podravka
vaj
gjalpë
miell
ajkë për gatim.
Pergatitja:
Patatet qërohen dhe grihen shumë imët. Vendosen në ujë (që të mos nxihen
Edhe qepa grihet imët dhe fërgohet në gjalpë derisa të zbutet (nuk guxon të digjet
Më pas shtohen patatet e shpërlara nga uji e të kulluara, kripë e piper i zi. Kaurdisen në zjarr të mesëm dhe të mbuluara duke i përzier herë pas here
Pas 15 minutash shtohet piperi i kuq dhe ndalet zjarri
Brumi bëhet si për cdo pite tjetër, vetëm se ky ndahet në kuleç menjëherë. Ata lyhen me vaj dhe mbulohen me një qese e sipër u hedh edhe një pecetë
Pasi të kenë pushuar afro një orë, kuleçët tëhollohen e mbushen me patatet e përgatitura.
Mbeshtillen si role/kollpite/rrethanikë
Pitja piqet në furrën e parangrohur në 250 gradë. Pas pjekjes i hidhet 100 ml ujë të nxehtë me 1 lugë gjelle gjalpë dhe pakëz kripë
Kthehet sërish në furrë edhe 5 min. Në fund i hedh edhe pana per gatim/hopla dhe e kthen në furrën e ndalur derisa ta “pijë” pak panën
Ju befte mir