Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut 35 punëtorë shëndetësorë kanë shkuar në vetizolim dhe janë në pritje të rezultateve për Covid-19.
Drejtoresha e Transfuzionit Dr. Bukurije Zhubi, ka deklaruar se para dy ditësh 44 punëtorë janë testuar dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar negativ.
“Disa raportime për numrin e të infektuarve në Transfuzion nuk janë të sakta. Para dy ditësh janë marr mostrat për 44 punëtorë dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar negativ kurse për të tjerët jemi në pritje të rezultateve”, ka deklaruar Zhubi.
Ajo ka thënë se që nga muaji shkurt nuk kanë pas asnjë rast pozitiv në këtë institucion, ndonëse punëtorët e Transfuzionit janë të rrezikuar nga infeksionit për shkak të kontaktit me pacientë.
“Punëtorët janë të rrezikuar nga infektimi me Covid, por ne si transfuzion i gjakut së bashku me dhuruesit e gjakut do të vazhdojmë me misionin humanist”, ka deklaruar Zhubi, shkruan Gazeta Shneta.
Ndryshe Transfuzioni vazhdimisht iu ka bërë thirrje qytetarëve shëndetmirë që të dhurojnë gjak për shkak të nevojave të pacientëve të hospitalizuar.