Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka folur në lidhje me pasurinë e saj dhe lajmet që janë përfolur nëpër media në lidhje me pasurinë që posedon deputetja nga rajoni i Dukagjinit, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se ende ka në procedurë blerjen e një banese, ndërsa ka një këstë mujor prej 600 eurove.
Tutje Haxhiu ka treguar se fëmijët e saj jetojnë me qera në Prishtinë. Ajo thotë se çdo gjë që posedon si pasuri e ka të trashëguar nga vjehrri i saj.
Postimi i plotë i saj:
Sa për informaten e sakt për të treguat të verteten e pasurisë sime prej që jam deputete:
Ende e kam në procedurë blerjen e një banese, vazhdoj të paguaj këstin mujorë prej 600 euro. Po ashtu kam një veturë përsonale.
Femijet e mijë jetojnë në banesë me qera, ne Mat, Prishtinë.
E gjitha pasuria( shtëpi, truall, tokë bujqësore, mal) jan nga trashegimia që vjehrri( i ndjerë) i ka lënë të dy djemve të tij, bashkëshortit tim dhe kunatit. Kurr në jetë nuk kan as nuk do të kenë fakte për një cent të keqpërdorur nga unë kurrr. Kjo është e verteta./InLajmi/