Organizimi i ahengjeve familjare dhe grumbullimi i shumë njerëzve u ndalua nga Qeveria e Kosovës, pasi që vendi ynë po përballet nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Këtë nuk e zbatoi një person nga Gjakova dhe organizoi një të tillë me 27 mysafirë.
Por, nga ahengu ai përfundoi në pranga.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Rr. Gjergj Fishta, Gjakovë 31.07.2020-20:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duka mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria, ka organizuar-mbajtur aheng familjar me 27 persona të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, njofton policia.