Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës kanë kërkuar që të në kuadër të rishikimit të buxhetit, të aprovohet shtesa në pagë.
“Ju deputet të Parlamentit të Kosovës, bëhuni bashkë të gjithë për punëtorët shëndetësor, na ngopet me lavde e fjalë miradije, bëhuni të gjithë bashkë, miratoni kërkesën e FSSHK-së dhe ODAVE të profesionistëve shëndetësor”.
Njoftimi i plotë:
I nderuari President i Republikës së Kosovës z. Thaçi, para disa dite vizitove punëtorët shëndetësor në QKUK-ë dhe atyre iu premtove përkrahje morale,institucionale dhe shtetërore.
E nderuara znj. Kryetare e Parlamentit Ju që punëtorët shëndetësor i quani Heronjë dhe Heroina,

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Hoti, Ju që lavdëroni çdo ditë punë e punëtorëve shëndetësor,
Ju deputet të Parlamentit të Kosovës, bëhuni bashkë të gjithë për punëtorët shëndetësor, na ngopet me lavde e fjalë miradije,bëhuni të gjithë bashkë,miratoni kërkesën e FSSHK-së dhe ODAVE të profesionistëve shëndetësor.
Të aprovohet me rishikim të buxhetit shtesa në pagë konform katallogut të Ligjit të Pagave në sektorin publik dhe të inicohet hartimi i Ligjit të Pagave komform vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Nuk po kërkojmë lëmoshë, por trajtim të dinjitetshëm.
Kjo është shkresa e fundit të cilën po jua adresojmë,dita e nesërme është vendimtare, njofton Klan Kosova.
FSSHK ju bën apel dhe ju rikujton se çdo mosveprim i juaji do të ketë si pasojë reagimin deri në mosbindje.