Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, ka bërë të ditur se është marrë vendim që nuk do të ketë masë izolimi për pushuesit që kthehen nga pushimet në Shqipëri, përcjell InLajmi.
Kurtishaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falendëruar për heqjen e masës së izolimit për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që hyjnë në Kosovë pas pushimeve në Shqipëri, ministrin Krasniqi dhe Abrashi dhe Kryeministrin Hoti.
Poshtu Ruzhdi Kurtishaj që është edhe pronar i “Sharr Travel” fton të gjithë kosovarët që të rezervojnë pushimet e tyre në Shqipëri.
Postimi i plotë i tij:
Faleminderit për anagzhimin tuaj për heqjen e masës së izolimit për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që hyjnë në Kosovë pas pushimeve në Shqipëri ministra të nderuar, Krasniqi e Abrashi e Kryeministër Hoti, flm për mbështetjen tuaj Ministër i Kombit Blendi Klosi, ambasador Minxhozi je shtylla e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.
Jam i nderuar që jam bashkë me Ju pjesë e zhvillimit ekonomik të turizmit shqipfolës në këtë kohë pandemie në të dy anët e kufirit./InLajmi/