Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka kujtuar jetën dhe veprën e simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta, përcjell InLajmi.
Ai në një postim në Facebook shkruan se kontributi i Adem Demaçit në rrugëtimin tonë historik, vuajtjet e tij si pasojë e qëndrimeve, trimërisë, guximit e patriotizmit të tij janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në dy vjetorin e ndarjes nga ne, kujtojmë e nderojmë jetën dhe vepren madheshtore për Liri e Pavarësi të veprimtarit, simbolit të rezistencës e ideatorit tonë, Adem Demaçi.
Kontributi i tij në rrugëtimin tonë historik, vuajtjet e tij si pasojë e qendrimeve, trimërisë, guximit e patriotizmit të tij janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme.
Si një hiperintelektual, mësues i shoqërisë, kritik funksional e largëpamës do të mbetet i paharruar në zemrat tona.
Ai dhe veprat e tij duhet të zënë vendin e merituar në historinë tonë të re.
Baca Adem, edhe sot po na mungojnë këshillat tuaja për bashkim e unitet politik para sfidave të shumta që kemi para nesh.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën sakrifikove shumë!/InLajmi/