Në 2 vjetorin e vdekjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton simbolin e rezistencës kosovare, Adem Demaçin, përcjell InLajmi.
“Adem Demaçi ishte veprimtar i pathyeshëm i çështjes kombëtare. Me vullnet të pashembullt, sakrifikoi pjesën më të madhe të jetës së tij nëpër burgjet e regjimit okupator, në shërbim të kauzës kombëtare për liri.
Ai mbetet sinonim i flijimit dhe sakrificës për atdhe, duke u dergjur burgjeve serbe gati 3 dekada, prandaj është model i njeriut të pathyeshëm për kauzën e lirisë.
Me veprimtarinë e tij, u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës për liri, duke motivuar breza të tërë që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri dhe pavarësi.
Kontributi dhe sakrifica e tij, në kohërat më të vështira për shtetin tonë, ishin frymëzim për të punuar në arritjen e synimeve tona për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
I përjetshëm kujtimi për simbolin e rezistencës kosovare, Adem Demaçi!”/InLajmi/