Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka ftuar institucionet e sigurisë t’i trajtojnë me urgjencë rastet e dhunës në familje, përcjell InLajmi.
Selimi ka shkruar në Facebook se iu bën thirrje institucioneve të drejtësisë të japin dënimin e merituar për këtë rast tragjik.
Postimi i plotë i tij:
Shqetësuese ngjarja e rëndë e vrasjes së qytetarës nga bashkëshorti në Dardanë. Ngushëllime të thella familjes së të ndjerës. Me këtë rast, iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të japin dënimin e merituar për këtë rast tragjik dhe së bashku me institucionet e sigurisë t’i trajtojnë çdoherë me urgjencë rastet e dhunës në familje. Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave janë të papranueshme, në kundërshtim me të drejtat bazike të njeriut dhe si të tilla nuk do të tolerohen./InLajmi/