Farmacitë në të gjithë botën janë duke u përballur me krizë të medikamentit ibuprofen.
Sipas The Sun, klientë janë ankuar për mungesën e këtij ilaçi, dhe shumica i janë drejtuar paracetamolit.
Lajmit për shkurtimin e prodhimit të ibuprofenit e bënë të ditur mediet ndërkombëtare pas raporteve të publikuara nga kimistët.
Sipas tyre, mungon lënda e parë aktive në medikament duke prekur tregun farmaceutik botëror, ka shkruar/insajderi/.
Mungesa e Ibuprofenit ka shqetësuar dhe pronarët e dyqaneve dhe farmacive të cilët janë duke kërkuar furnizim sa më të shpejtë.
Ato kanë vendosur lajmërime në dyqanet e tyre për të informuar qytetarët për mungesën e këtij medikamenti.
Shumë e qytetarëve britanik mendojnë se një prej faktorëve që ka sjellë në mujngesën e paracetamolit, antidepresantëve dhe medikamente të tjera është dhe tensioni politik që ka përfshirë vendin për çështjen Brexit.