Gjatë periudhës së pandemisë, shumë persona janë në dilemë nëse janë prekur nga koronavirusi, kjo edhe për shkak të ndonjë simptome të ngjashme.
Pasi është e vështirë për ta identifikuar nëse e keni kaluar ose jo, të dhënat e mëposhte do t’ju ndihmojnë sadopak për të mësuar nëse keni qenë ose jo të infektuar.
Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin.
Nëse keni pasur ethe dhe kollë
Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.
Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit
Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon koronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë. Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.
Nëse e gjithë familja u sëmur njëkohësit
Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe dikush më pak, ka përjetuar grip, por në të njëjtën periudhë kohë, ka gjasa që e gjithë familja të ketë qenë infektuar.
Nëse keni pasur shenja në lëkurë që ju shkaktonin kruajtje
Është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infektuar me virus, transmeton EO.
Këto janë disa shenja, por jo domosdoshmërish dikush që ka pasur njërën prej tyre, ka qenë i infektuar. Vetëm testi serologjik, mund të japë një përgjigje të saktë.