Dhurata Dora prej heqjes së karantinës ka qenë një nga këngëtaret më aktive në skenë, dhe 2 projektet e publikuara kanë arritur një sukses shumë të bujshëm, shkruan InLajmi.
Dhe siç duket pas këtyre arritjeve, këngëtarja ka vendosur ta gëzoj veten me një makinë luksoze siç është ajo e tipit ‘Mercedes GLE’ e cila bën dhjetëra mijëra euro.
Menaxheri i këngëtares kishte publikuar foton në profilin e tij në rrjetin social Instagram dhe e kishte uruar Dhuratën për këtë veturë./InLajmi/