Mediat kanë raportuar sot se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, shkruan InLajmi.
Këtë lajm e ka demantuar edhe vetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai përmes një psotimi në rrjetin social Facebook tha se është duke i pritur rezultatet e testimit të koronavirusit.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.
Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.
Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!/InLajmi/