Zëvendësi i Lufti Hazirit në Komunën e Gjilanit, Arbër Ismajli, ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të bartin masat mbrojtëse kundër COVID-19, përcjell InLajmi.
Teksa ka komentuar rezultatet e sotme të IKSHP-së, Ismaili ka thënë që aktualisht në Gjilan janë 133 raste aktive, 218 të shëruar dhe fatkeqësisht 9 persona të vdekur.
‘Kemi mbajtur takimin e radhës të Qendrës Operative Emërgjente lidhur me situatën aktuale me COVID19. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me COVID19 nga Komuna e Gjilanit
. Nga të gjitha këto raste tashmë dihet burimi i infeksionit, e që janë raste kontakti. Deri më sot, në Gjilan të rezultuar me COVID19 janë gjithsej 360 raste. Nga këto raste, të shëruar plotësisht janë 218 raste. Ndërsa, raste aktive janë 133 persona, dhe fatkeqësisht, të vdekur kemi 9 persona”, ka shkruar ai.
Në fund ai ka thënë se kthimi i qytetarëve nga pushimeve verore ka ndikuar në rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Gjilan.
“Poashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin në asnjë mënyrë pa masa mbrojtëse, e sidomos, t’i respektojnë masat edhe ata qytetarë të cilët po shkojnë në pushime verore jasht vendit, pasi që, është rritur numri i të infektuarve të atyre të cilin ishin në pushime.#bashkeiadalim”, ka përfunduar ai./InLajmi/