Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 10 vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, përcjell InLajmi.
Pjesë e ekipit që përfaqësonin Kosovën ishte edhe Osmani, për të cilin përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se ishte nder për të.
“10 vjet më parë, GJND vendosi që shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. E kisha për nder të isha pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën që iu dha një përgjigje të gjithë atyre që kishin pyetje rreth ligjshmërisë së këtij akti si vullnet i njerëzve”, deklaroi Osmani.
Osmani ka bashkëngjitur edhe një pjesë të opinionit rreth kësaj çështje të gjykatësit brazilian Trinidade që ishte në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës./InLajmi/
10y ago, the ICJ decided that our Decl.of Independ. was not in violation of intl’ law. It was an honor to be part of the team that represented ?? in this landmark case that gave an answer to all those who had questions as to the legality of this act of the will of the people. 1/3 pic.twitter.com/kw65YA5REX
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) July 22, 2020