Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, thuhet se është afër transferimit në kampionatin e futbollit grek, konkretisht te Aris Thessaloniki.
Gazeta greke, ‘Gazzetta.gr’, shkruan se klubi nga Greqia është në fazë të avancuar të bisedimeve, për të transferuar sulmuesin gjatë afatit kalimtar të verës.
29 vjeçari besohet se nga sezoni i ri do jetë pjesë e skuadrës së Arisit. Klubi aktual i shqiptarit, Levante, thuhet se kërkon që të ruajë një përqindje të kartonit të lojtarit.
Gjithashtu, thuhet se ekziston mundësia që reprezentuesi shqiptar t’i bashkohet Aris Thessalonikit në formë huazimi.
Ndryshe, Armando Sadiku momentalisht është i huazuar te Malaga nga Levante