Pas Dua Lipës, ka ardhur edhe reagimi i Rita Orës, e cila iu ka bashkuar peticionit online, ku i kërkohet kompanisë “Apple” që të vendosë emrin e Kosovës në aplikacionin “Apple Maps” dhe të caktohen qartë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
Këngëtarja e ka publikuar foton në llogarinë e saj në rrejtin social Instagram dhe e ka etiketuar llogarinë e kompanisë ‘Apple’ në këtë rrjet social.
Peticioni nisi pasi në “Apple Maps” vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë paraqitet ndryshe nga ajo që është përdorur për vendet e tjera dhe në të duket sikur Prishtina është pjesë e Serbisë. Kufiri i Kosovës në hartë është i ngjyrosur me një rozë të lehtë gati të padallueshme, emri i vendit nuk shkruhet dhe në të është shënuar vetëm kryeqyteti Prishtina.
Për këtë arsye mijëra qytetarë kanë firmosur një peticion për të vendosur Kosovën në hartën e “Apple”./InLajmi/