Një viktimë e re nga koronavirusi është shënuar në orët e hershme të mëngjesit.Bëhet fjalë për një të moshuar e cila ditë më parë kishte rezultuar pozitive me koronavirus, përcjell InLajmi.
Lajmin për vdekjen e ka kumtuar përmes një njoftimi në Facebook djali i saj, Gani Halilaj.
Ai po ashtu ka njoftuar se për shkak të situatës me pandeminë, varrimi do të bëhet vetëm në prezencë të familjarëve.
Postimi i plotë i tij:
Te nderuar miq, shok, farefis ju njoftoj se para 40 minutave pra ne ora 04:35 min iku ne amshim Nena jone pas nje lufte me Covid 19.I pranoj te gjitha ngushellimet e juaja përmes SMS, Facebook-ut dhe nuk keni obligim per shkak te situates te jeni fizikisht as ne varrim e as ne ngushellime sipas tradites qe i kemi! Me respekt per te gjithe juve, familja Halilaj./InLajmi/

















