Vijojnë përpjekjet për të gjetur një ilaç që lufton Koronavirusin. Së fundmi, një lajm i mirë ka ardhur nga Izraeli. Instituti izraelit për Kërkimet Bilogjike (IIBR) dhe Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se periudha e kërkimeve të një menyre kundërvepruese, për Covid-19 ka përfunduar.
Përmes llogarisë së saj në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka pohuar që ilaçi i zbuluar ka kaluar fazën e provës dhe do të testohet tek të prekurit me COVID-19. Antidoti do të kalojë në fazën e zhvillimit dhe do të tregëtohet. Izraeli pretendon se IIBR është institucioni i parë që ka arritur një përparim shkencor që plotëson të tre parametrat: 1. Një antitrup monoklonal i ri dhe i rafinuar që përmban një pjesë të mangët të proteinave të dëmshme; 2. Antitrupi mund të neutralizojë koronavirusin dhe 3. Antitrupi u testua në mënyrë të qartë në raste agresive të koronavirusit, shkruan dosja.al
Ndërkohë që qeveria e Izraelit ka njoftuar heqjen e plotë të kufizimeve të lëvizjeve të vendosura për qytetarët gjatë pandemisë