Ju bezdisni shefin dhe kolegët tuaj sa herë kapni telefonin tuaj gjatë takimeve, thotë studimi nga Shkolla e Biznesit USC Marshall, dhe nëse punoni me gra dhe me njerëz të cilët janë mbi 40 vjeç, atyre ju pengon kjo më shumë se të gjithëve.
Studiuesit bënë një sondazh me 553 profesionistë të cilët fitojnë mbi 30 mijë dollarë dhe të cilët punojnë në kompani me të paktën 50 punonjës. Atyre u bënë pyetje të shumëllojshme për përdorimin e telefonit gjatë takimeve dhe zbuluan se:
86% mendojnë se është e pahijshme t’u përgjigjeni thirrjeve telefonike gjatë takimeve.
84% mendojnë se është e pahijshme të shkruani mesazhe gjatë takimeve.
66% madje mendojnë se është e pahijshme të shkruani mesazhe ose emaile gjatë drekës.
Sa më shumë para që njerëzit fitojnë aq më pak miratojnë përdorimin e telefonit.
Studimi gjithashtu zbuloi se të rinjtë kanë më shumë gjasa se ata mbi 40 vjeç të mendojnë se përdorimi i telefonit gjatë takimit është në rregull, e cila është një gjë ironike duke marrë në konsideratë se këta të rinj varen shumë nga mendimet e kolegëve të tyre më të vjetër për avancim të karrierës.
TalentSmart ka testuar inteligjencën emocionale të më shumë se një milion njerëzve dhe ka zbuluar se Të rinjtë kanë vetë-dijësimin më të ulët në vendin e punës, duke i bërë ata më pak të vetëdijshëm se përdorimi i telefonit të tyre gjatë takimeve po dëmton karrierat e tyre.
Pse kaq shumë njerëz, veçanërisht njerëzit e suksesshëm mendojnë se përdorimi i telefonit të mençur gjatë takimeve është gjest i pahijshëm? Kur kapni telefonin tuaj tregon:
Mungesë respekti. Ju konsideroni informacionet në telefonin tuaj më të rëndësishme se biseda gjatë takimit, dhe ju konsideroni njerëzit jashtë takimit më të rëndësishëm se ata të cilët janë ulur para jush.
Mungesë të vëmendjes. Ju nuk jeni në gjendje të qëndroni të fokusuar.
Mungesë dëgjimi. Ju nuk praktikoni dëgjimin aktiv, kështu që askush rreth jush nuk ndjehet që po dëgjohet.
Mungesë fuqie. Ju jeni si një qen eksperimentesh i ditëve moderne i cili u përgjigjet tekave të njerëzve përmes zhurmës së telefonit.
Mungesë e vëmendjes: Ju nuk e kuptoni se sa qesharake duken sjelljet tuaja tek njerëzit tjerë.
Mungesë e vetëdijësimit shoqëror: Ju nuk e kuptoni se si sjelljet tuaja ndikojnë te njerëzit rreth jush.
Nuk mund të them se jam befasuar nga zbulimet e studimit të USC. Kompania ime trajton udhëheqësit të përdorin vlerësime 360 shkallë të krahasimit të vetë-perceptimit të tyre në atë se si të tjerët i shohin ata. Përdorimi i telefonit në takime është njëra prej ankesave më të zakonshme në punë.
Është e rëndësishme të tregoheni të qartë se çfarë prisni nga të tjerët. Nëse ndarja e këtij artikulli me ekipin tuaj nuk ndalon përdorimin e telefonit në takime, vendosni një shportë tek dera e konferencës me një mesazh, ‘’Lini armët tuaj tek dera’’.
(Travis Bradberry është bashkë-autor i librit me shitjet më të mira, Emotional Intelligence 2.0, dhe bashkë-themelues i “TalentSmart”, një këshillimore e cila u shërben më shumë se 75 për qind të kompanive Fortune 500 dhe është ofrues i testeve të inteligjencës emocionale, trajnimit dhe certifikimit)