Presidenti Thaçi tash e 5 orë është duke e vazhduar intervistimin në Prokurorinë Speciale për ditën e 3radhazi.
Sot është dita e 3 e intervistimit të presidentit Hashim Thaçi pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Thaçi ka hyrë në objektin e Speciales në ora 13:00 dhe intervistimi është duke vazhduar tash e 5 orë.
Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth 6 orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar, , raporton Gazeta Express.
Dje, presidenti Thaçi pas daljes nga Gjykata nuk u prononcua për media, ndryshe nga dita e hënë ku pas daljes nga intervistimi tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”