Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me yllin e kombëtare Milot Rashica, përcjell InLajmi.
Kryeministri Hoti, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim Milot Rashicën, ku kryeministri atë e quajti sport i përmasave globale.
”Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë”, ka shkruar Hoti.
Tutje ai ka thënë se Milotit dhe kombëtares së Kosovës, i uron fat në ndeshjet e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian./InLajmi/