Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci ka propozuar që në rend të ditës të hyjë edhe një pikë, ajo për diskutimin lidhur me situatën aktuale të Telekomit, raporton InLajmi.
“Propozoj që në rend të ditës të shtohet edhe diskutimi i situatës aktuale në Telekomin e Kosovës”, ka thënë Nagavci, duke shtuar se kjo çështje e propozuar është urgjente dhe konsiderohet edhe ky diskutim lidhur me situatën aktuale për shkak të vendimit për përmbarim.
“Ndërmarrjes publike pas disa ditësh mund të ju ekzekutohen dhunshëm afër 25 milion euro”, tha ajo.
Përveç grupit parlamentar të LVV-së, kundër këtij propozimi është shprehur LDK’ja me arsyetimin se debati i ditës së sotme është thirrur për pandeminë.
LDK ka propozuar që kjo çështje të diskutohet nesër, apo, kurdo që dakordohet propozuesi, në këtë rast LVV-ja.
PDK ndërkaq ka kritikuar LVV-në duke thënë se në kohën kur Albin Kurti ishte në qeveri Vetëvendosje kishte harruar se kush ishin “Devollët”./InLajmi/