Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar pas një aksidenti të ndodhur Brecë të Podujevës.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se rasti ndodhi sot rreth orës 13:00.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë.”, ka thënë Ahmeti.
Në fund ajo ka thënë se vdekjen e ka kostatuar ekipi mjekësor, dhe se personi tjetër po trajtohet në spital.