Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 54 pacientë me Covid-19, përcjell InLajmi.
Nga këta pacientë 15 janë në Oksigjeno terapi, një është transferuar në QKUK, 1 është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. Përndryshe gjatë vikendit që sapo kaluam 548 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 47 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë këtij vikendi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 10 operacione.
13 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende,9 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake. .
410 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,009 analiza./InLajmi/