Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për menaxhimin e situatës me koronavirus, përcjell InLajmi.
Seanca e cila pritet të nis në orën 16:00, temë të vetme të rendit të ditës ka raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 216 raste të reja pozitive duke çuar totalin në 4.931, prej tyre 102 të vdekur, 2.267 të shëruar, ndërkohë që 2.562 raste janë ende aktive./InLajmi/