Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që janë “ngrirë” që nga vënia e taksës nga ana e Prishtinës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, pritet të marr epilog tjetër, kjo për faktin se presidenti amerikan Donald Trump, ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e posaçëm që pritet t’i çojë përpara përpjekjet e SHBA-ve për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell është ambasador i SHBA-ve në Gjermani, i cili u emëruar nga presidenti Trump dhe tani pritet t’i çojë përpara përpjekjet e vendit të tij në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që mund edhe të rezultojë me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, transmeton Telegrafi.
Ai pritet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e ambasadorit amerikan në Berlin dhe njëkohësisht të angazhohet si i dërguari i administratës së presidentit Trump, duke ndihmuar kështu në arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.