Sipas deputetes Ariana Musliu-Shoshi, tragjedia e Srebrenicës do të konsiderohej gjenocidi më i madh menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore”, përcjell InLajmi.
Aty u vranë nga policia dhe ushtria serbe, 8000 boshnjakë, të pafajshëm, të pambrojtur e të paarmatosur për rreth dy javë.
Postimi i saj i plotë:
8000 boshnjakë, të pafajshëm, të pambrojtur e të paarmatosur për rreth dy javë u vranë sistematikisht nga policia dhe ushtria serbe. Ata i ndanë burrat dhe djemtë nga turmat dhe i morën për t’u qëlluar.
Tragjedia e Srebrenicës do të konsiderohej gjenocidi më i madh menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Toka e Bosnjes do të mbushej me varreza masive të mijëra burrave të cilët u ekzekutuan pamëshirëm, të qindra burrave dhe grave të gjymtuar dhe të masakruar, e fëmijëve të vrarë para nënave të tyre.
Srebrenica do ta përcjell përgjithmonë shtetin serb për krimet e bëra ndaj popullsisë së pafajshme./InLajmi/