Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka kundërstuar iniciativen e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, përcjell InLajmi.
Bahtiri ka thënë se një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatrrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta.
Ai ka thënë se arsye tjetër pse nuk duhet shpallet gjendja e jashtëzakonshme, është se Qeveria aktuale fatkeqësisht nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila besoj se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë.
Një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatrrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta. Arsye tjetër pse nuk duhet shpallet gjendja e jashtëzakonshme, është se Qeveria aktuale fatkeqësisht nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e Kosovës.
Njëkohësisht, dënoj ashpër sulmin që iu bë mbrëmë Kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani nga një deputet. Veprime të tilla nuk kanë vend në Kuvendin e Kosovës, aq më pak ndaj një zonje të respektuar siç është Vjosa Osmani. /InLajmi/