Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar rreth vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se ka shprehur shqetësimin e tij përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.
Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.
I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona./InLajmi/