Bordi i SHSKUK-së e ka shkarkuar të hënën drejtorin e përgjithshëm , Basri Sejdiu, është bërë e ditur prej burimeve të KOHËS.
Në vend të Sejdiut, sipas tyre, Valbon Krasniqi është caktuar ushtrues detyre.
Arsyet që i ka dhënë bordi për shkarkimin e tij lidhen me raportin e Auditorit të Brendshëm, që ka identifikuar shkelje të shumta; gjetjet e bordit, keqmenaxhim e performancë të dobët.
Mbledhja e bordit, si ka mësuar KOHA, është thirrë të premten me këtë pikë të rendit të ditës, ashtu si e parasheh statuti që mbledhjet të thirren 48 orë përpara.