Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 11 milionë.
Gjithsej 11.001.023 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 2.837.189 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten Brazili (1.501.353), Rusia (667.883), India (627.168), Spanja (297.183), Peruja (292.004), Kili (284.541), Britania (283.757), Italia (240.961), Meksika (238.511), Irani (232.863) dhe Pakistani (221.896).
Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Arabia Saudite (197.608), Gjermania (196.717), Afrika e Jugut (168.061), Franca (166.378), Bangladeshi (153.277), Kolumbia (106.110), Kanadaja (104.772) Katari (97.897), Kina (83.542), Egjipti (71.299), Suedia (70.639), Argjentina (69.941), Bjellorusia (62.698), Belgjika (61.727), Ekuadori (59.468), Indonezia (59.394), Iraku (53.708) dhe Holanda (50.335), transmeton Lajmi.net
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 524.406 persona. Ndërkaq, rreth 6,2 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.