Tri ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore, Partis Demokratike të Kosovës ju është bashkuar një prej personaliteteve të LDK-së.
Flamur Shala, ish-Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës tashmë është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga PDK, Kadri Veseli në përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë PDK ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mire./InLajmi/
Postimi i plotë:
Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ishte Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asamblist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë. #PDK112