Zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj sot ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip S. Kosnett, përcjell InLajmi.
Ajo tha se me ambasadorin Kosnett diskutuam për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend.
“Ambasadorin e njoftova për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë” tha ajo.
Ata gjithashtu, diskutuan edhe për procesin e dialogut Kosovë- Serbi ku vlerësova lartë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në këtë proces./InLajmi/