Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se me qëllim të tejkalimit të situatës, në momentin e parë që jepet mundësia duhet të iniciohet ligjin Anti-Covid-19, përcjell InLajmi.
Sipas tij, inicimi i Ligjit Anti-Covid-19 nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi nuk do lejonte politizim të situatës, por do të ndihmonte menaxhimin e saj, sepse do të parashiheshin masat parandaluese dhe ndëshkuese në rast të mosrespektimit të Ligjit.
“Në fillim të muajit Qershor kam tërhequr vëmendjen se situata me pandeminë mund të eskalojë, në veçanti pas lirimit të masave pa kritere të qarta, me organizim protestash, me moszbatim të rekomandimeve të IKSHPK-së” tha ai.
Tani nëse vazhdohet me këtë moskujdes dhe “trimëri” me coronavirusin situata mund të bëhet e pamenaxhueshme.
“Nuk është momenti për politizim të situatës dhe as për të kërkuar fajtorin në Qeverinë Kurti apo Hoti, por është momenti i fundit që të gjithë bashkë të përcjellim mesazhin për mbrojtje të shëndetit dhe jetës së popullatës”
“Me qëllim të tejkalimit të situatës si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, në momentin e parë që na jepet mundësia si Komision Parlamentar duhet të inicojmë Ligjin Anti-COVID-19. Inicimi i Ligjit Anti-COVID-19 nga Komsioni Parlamentar për Shëndetësi nuk do lejonte politizim të situatës, por do të ndihmonte menaxhimin e saj, sepse do të parashiheshin masat parandaluese dhe ndëshkuese në rast të mosrespektimit të Ligjit” shtoi ai tutje.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së të krahasuara me ato të publikuara në “Ëorldometers” deri më tani në Kosovë janë rexhistruar 2991 raste pozitive me COVID-19, respektivisht 1643 raste për 1 milion/banorë. Krahasuar me të dhënat nga Ëorldometers, tani janë 148 vende të botës që e kanë sëmundshmërinë më të ultë për 1 milion/banorë se sa Kosova. Kemi kaluar mesataren botërore me rastet e sëmundshmërisë.
Janë regjsitruar 54 raste të vdekjes nga COVID-19, respektivisht 30 raste të vdekjes për 1 milion/banorë. Janë 141 vende të botës që e kanë vdekshmërinë me COVID-19 për 1 milion/banorë më të ultë se sa Kosova, jemi nën mesataren e botës me numrin e rasteve të vdekjes./InLajmi/