• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 21 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Kur do të dal qeveria me projektligj për tërheqjen e parave të Trustit?

J G nga J G
2 July 2020
në Ekonomi
0 0
0
Kur do të dal qeveria me projektligj për tërheqjen e parave të Trustit?
16
SHPERNDARJE
119
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një projektligj, i cili përveç zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, do të mundësojë që kontributpaguesit të mund të tërheqin një shumë të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi.

Zëvendësministri i Financave, Krasniqi, thotë se ky projektligj brenda javës së ardhshme do të jetë i gatshëm dhe mund të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim.

“Në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes, duke përfshirë këtu edhe mjetet e Trustit Pensional, është duke u përgatitur një ligj i cili do të jetë një ligj horizontal, në mënyrë që të mos preken të gjitha ligjet, por të bëhet një ligj i cili do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2021, për të tejkaluar këtë situatë të pandemisë dhe në momentin që kjo kalon ligjet kthehen në normalitet. Ky projektligj është duke u punuar dhe brenda javës së ardhshme besoj se do të përfundojë, por gjithçka varet nga Kuvendi kur do t’i miratojë”, thotë Krasniqi.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, më 3 qershor, në ditën kur është bërë kryeministër, në deklarimin e tij para Kuvendit të Kosovës pati thënë se në programin qeverisës në një nga masat e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, (pako për zbutjen e pasojave që ka pasur pandemia Covid-19), ka paraparë ta fusë në ekonominë përqindje të Fondit.

Krasniqi thotë se ajo që është më e përafërt në jetësimin e kësaj nisme, e cila ka për qëllim t’u ndihmojë qytetarëve që ta përballojnë sa më lehtë gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit, është tërheqja e 10 për qind të shumës së përgjithshme të mjeteve që kontributpaguesit kanë në llogarit e tyre në Fond.

“Kemi biseduar modalitete të ndryshme, por ajo që ka mbet deri më tani është që të ju mundësohet të gjithëve të tërheqin 10 për qind të mjeteve varësisht prej kontributit që kanë”, thotë Krasniqi.

Vlera e përgjithshme që do të mund të tërhiqej nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas Krasniqit, është rreth 180 milionë euro, mjete këto të cilat do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

Stimulimi i kërkesës agregate nënkupton rritjen e shpenzimeve që eventualisht do ta bënin qytetarët, pas marrjes së parave nga kontributet pensionale.

Demi: Pa një vendim nuk mund të tërhiqen mjetet nga Fondi Pensional

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është institucion publik i pavarur dhe jo fitimprurës, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Jeton Demi, zëdhënës në këtë institucion, përmes një përgjigje me shkrim i ka thënë Radios Evropa e Lirë se çështja e tërheqjes së mjeteve nga Fondi ende nuk ka kaluar në ndonjë hallkë vendimmarrëse në institucionet e vendit.

Sipas Demit, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës është institucion zbatues i politikave që ndërmarrin institucionet mbikëqyrëse, Kuvendi i Kosovës e Banka Qendrore dhe nëse merret vendim për zbatimin e tij, Trusti obligohet ta zbatojë.

Fondi është krijuar sipas modelit të kontributeve pensionale të definuara, që nënkupton se secili kontribuues kursen për pension në një llogari personale.

Mandati i këtyre kursimeve është specifik, ngase ato me legjislacioni në fuqi mund të përdoren vetëm për pension – dhe nuk mund të përdoren ose tërhiqen përpara moshës së pensionimit për asnjë arsye tjetër.

Trusti menaxhon mbi 2 miliard euro para të kontributpaguesve

Të gjithë të punësuarit (e regjistruar) në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre, përkatësisht 5 për qind paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind paguhen nga paga e të punësuarit.

Deri më tani, dy miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të rreth 700 mijë kontributpaguesve në Kosovë, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale.

Nga kjo vlerë, 75 për qind e mjeteve mbahen të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare, kurse 25 për qind në Kosovë.

Interesimi i qytetarëve për mjetet e Trustit, mjaft i madh

Interesimi i qytetarëve për të tërhequr këto mjete duket të jetë mjaft i madh. Në momentin kur kryeministri Hoti e ka lansuar këtë ide, Trusti i Kursimeve Pensionale, kishte njoftuar për numër të madh të qytetarëve të cilët i ishin drejtuar zyrave të Trustit.

Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë e mirëpresin këtë nismë, pasi që siç thonë ata, do të ndihmonte në lehtësimin e pasojave që ka pasur në ekonomitë familjare pandemia Covid-19.

Avdullah Sadiku, qytetar nga Komuna e Fushë Kosovës, punon në një kompani sigurimi. Ai thotë se do të tërhiqte një pjesë të mjeteve nëse do t’i mundësohej një gjë e tillë.

“Do t’i kisha tërhequr, jo të gjitha pasi që na duhen kur vjen pleqëria. Rroga 180 euro është e ulët dhe me këto para që do t’i kishim tërhequr do të na ndihmonte”, thotë ai.

Ngjashëm mendon edhe Mirsad Krasniqi.

“Mendoj që është një nismë e mirë dhe do ta lehtësonte pak. Ka pasur rënie të punës në çdo segment”, thotë ai.

Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuara për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha.

Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë.

Tags: Agim KrasniqiDemiFondi PensionalKontributpaguesitProjektligjiTrusti
Postimi i mëparshëm

A është soja vërtet e shëndetshme apo shkakton kancerin?

Postimi tjetër

Dorëheqja e Thaçit a ia mundëson PDK-së pozitën e presidentit?

Të ngjajshme Postime

Kosova përfundon kryesimin e CEFTA-s, Hajdari thotë se po i afrohemi tregut të përbashkët evropian
Ekonomi

Kosova përfundon kryesimin e CEFTA-s, Hajdari thotë se po i afrohemi tregut të përbashkët evropian

3 December 2025
Çmimet në Kosovë shkojnë në qiell: Vezët, mishi dhe produktet bazë dyfishohen brenda një viti
Ekonomi

Çmimet në Kosovë shkojnë në qiell: Vezët, mishi dhe produktet bazë dyfishohen brenda një viti

26 November 2025
Dikur krenari, sot industria e tekstilit në Turqi përballet me krizën më të rëndë në dekada
Ekonomi

Dikur krenari, sot industria e tekstilit në Turqi përballet me krizën më të rëndë në dekada

29 October 2025
AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës
Ekonomi

AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës

25 September 2025
Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal
Ekonomi

Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal

15 August 2025
ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje
Ekonomi

ZRRE reagon pas vendimit të Komerciales duke paralajmëruar bizneset: Ose kontrata, ose shkyqje

13 August 2025
Postimi tjetër
Dorëheqja e Thaçit a ia mundëson PDK-së pozitën e presidentit?

Dorëheqja e Thaçit a ia mundëson PDK-së pozitën e presidentit?

Lajmet e fundit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu