Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në një lidhje telefonike për “Debat Plus”, thotë se vendimi për anulimin e Ligjit të Pagave ishte shokues për të.
Tahiri thotë është punuar shumë me sindikatat dhe anulimi është vendim shumë i keq.
“Me këtë ligj do të përfitonin mbi 62 mijë punëtorë të sektorit publik”, tha ai.
Zëvendëskryeministri thotë se megjithatë ky ligj është i pandalshëm.
“Ata që fërkojnë duart sot dhe mendojnë që ky ligj nuk do të kalojë dhe vazhdojnë të mendojnë se do t’i marrin rrogat e tyre marramendëse me pabarazinë totale që është në sektorin publik, iu them që kjo nuk do të ndodh.
Ju them që nga java e ardhshme me bekimin e qeverisë dhe kryeministrit Hoti unë do të marrë përsëri në dorë këtë proces”.
Tahiri thotë se Ligji ishte i buxhetuar për çdo centë.
Ai thotë se është e pakuptueshëm që të ketë paga në sektorin publik paga prej pesë mijë euro.
Tahiri thotë se megjithatë ky refuzim i Ligjit të pagave nuk lidhet me nxitjen e protestave dhe grevave e as me çështje politike