Vorbulla ciklonike nga Atlantiku gjatë ditës së sotme do të depërtojë mbi Itali, e me të edhe një front i ftohtë, që gjatë ditës do të kalojë mbi vendin tonë.
Gjatë ditës priten reshje lokale shiu, vende-vende mund të jenë më intensive dhe me bubullimë.
Pas kalimit të frontit të ftohtë, në orët e mbrëmjes dhe nga dita e nesërme do të depërtojnë masa të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat e ajrit për 10 deri 15 gradë celsius.
Temperaturat minimale për ditën e sotme do të luhaten nga 9 deri në 11 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 20 gradë celsius.