Artisti iranian i muzikës Meraj Tehrani tha se është arratisur në Turqi, duke përshkruar ato që ai i quajti kushte të tmerrshme brenda Iranit, ndërsa regjimi intensifikon shtypjen e protestave mbarëkombëtare.
Tehrani tha se dhuna dhe represioni kanë lënë shumë civilë të tmerruar, ndërsa arrestime masive dhe dhunë vdekjeprurëse vazhdojnë të raportohen në të gjithë vendin.
“Po i mbytin njerëzit në gjak, po qëllojnë drejtpërdrejt në kraharor, po vrasin pa mëshirë,” tha Tehrani, i cili ka dokumentuar protestat në Teheran në rrjetet e tij sociale.
Reperi iranian ka arritur të largohet drejt Turqisë, ku ka bërë thirrje për “ndihmë nga jashtë”.
Të paktën 2,600 persona janë vrarë gjatë dy javëve të protestave në Iran, sipas Agjencisë së Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me bazë në SHBA.
“Po vrasin të gjithë. Po vrasin fëmijët e njerëzve në rrugë,” tha në një video Tehrani.

















